- Reklama -

Hoti: Kurti në vend që të ndihmoj njerëzit nga vërshimet kërcënon me prokurorë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka takuar struktuat e partisë në Drenas.

Gjatë këtij takimi Hoti tha se”falë qeverisjes së LDK-së në muajt e fundit është rikthyer partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare”.

- Reklama -

“E kemi marrë qeverisjen kur Kosova ishte e izoluar dhe me sanksione. Por pas disa javësh kemi kthyer relacionet me bashkësinë ndërkombëtare, kishim disa vizita në Bruksel e në vendet tjera evropiane. Pastaj erdhi marrëveshja e Uashingtonit që është e mirë për Kosovën. Ne e morëm qeverinë në kohën kur kishte kërcënime serioze për tërheqje të trupave amerikane ndërsa arritëm si qeveri që ushtrinë e Kosovës ta dërgojmë në misione bashkë me ushtrinë amerikane. Ky është ndryshim komplet i kursit, si dita me natë, me ata që ishin para nesh në qeverisje”, tha Hoti.

Sipas tij, është menaxhuar me sukses edhe situata me pandeminë dhe pasojat që ka sjell në ekonomi.

“ Kosova po e menaxhon pandeminë me sukses. Këto janë vlerësimet ndërkombëtare. Presim që edhe vaksina të vijë në muajin shkurt. Sa i përket situatës me ekonominë kemi arritur që të zvogëlojmë rënien ekonomike. Parashikimet ishin se do kemi rënie ekonomike prej 11 % por me veprimet që i morëm e kemi përgjysmuar këtë shifër. Përveç mjeteve që tashmë janë futur në ekonomi, në janar do fillojmë zbatimin e pakos së re në vlerë prej 222 milion euro”, tha Hoti.

“Ne nuk do ta kursejmë askënd në këtë fushatë. Nuk do të lejomë që njerëzve tu shpërlahet truri. Kosova që tre ditë përballet me vërshime, Kurti në vend se të kërkoj angazhim nga qeveria, ai del dhe kërcënon se me prokuror do të angazhohet se diku një rrugë apo një gardh nuk është ndërtuar mirë. Ai flet për këto gjëra në kohën kur njerëzit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ne duhet të bëjmë çdo që që të pamundësojmë këtë model të qeverisjes”, tha Hoti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort