Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, me të cilët ka biseduar për pakon e mbështetjes financiare, si pjesë e programit për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2021.
Siç njofton kumtesa, derisa u zotua se do t’i shqyrtoj kërkesat e këtyre dy sektorëve, kryeministri Hoti tha se gastronomia, hoteleria dhe transporti i udhëtarëve janë ndër sektorët më të prekur nga vendimet e qeverisë për masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.






