LAJME

Hidroregjioni Jugor njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prizrenit

Hidroregjioni Jugor njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2025, 09:04

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se si pasojë e problemeve teknike me energjinë elektrike në burimin “40 Burimet”, do të ketë furnizim jostabil me ujë të pijes nga ora 10:30 deri në 13:30 në disa zona të Prizrenit.

Zonat e përfshira janë:

Zonat kryesore të qytetit (gravitet); Lagjja “Ortakoll”; pjesë e lagjes “Bazhdarhana”; Rruga “Edit Durham”; Lagjja “Lakuriq”; Lagjja “Bajram Curri”; Lagjja “Arbana”; Lagjja “Petrova”; Lagjja “Jeta e Re” dhe Zona Industriale e qytetit.
Po ashtu, hidroregjioni jugor ka njoftuar se pas sanimit të prishjes, furnizimi do të rikthehet në gjendje të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika