Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, njofton qytetarët se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes pas reshjeve të shiut në këtë rajon.
“Hidroregjioni Jugor” , apelon konsumatorët ta vlojnë ujin e pijes para se ta përdorin atë.
Njoftimi i plotë nga KRU “Hidroregjioni Jugor”:
“Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren u njofton, se jemi detyruar të bëjmë shkyqjen e furnizimit me ujë të pijes pjesërisht nga rrjeti në vendburime, ku furnizohet pjesa dërrmuese e qytetit për shkak të të reshurave atmosferike dhe si pasojë e kësaj është rritur turbiditeti në ujë si dhe këshillohen Qytetarët që para pijes të vlohet uji dhe pastaj të konsumohet. Shpresojmë që furnizimi me ujë të pijes të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.