- Reklama -

“Hëna e Kuqe”, eklipsi hënor që pritet të duket edhe në Kosovë më 14 mars

Një eklips i plotë i Hënës pritet të ndodhë mbrëmjen e të enjtes, më 13.03.2025, apo mëngjesin e hershëm të së premtes, më 14.03.2025, varësisht nga zona e kohës.

Eklipsi i plotë i Hënës ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë të rënditura në një drejtim. Pra, kur Toka ndodhet në mes Diellit dhe Hënës, si pasojë e bllokon tërësisht dritën e Diellit dhe hija e Tokës bie mbi Hënë.

- Reklama -

Në Astronomi njihen dy lloje të hijes së Tokës: hija e plotë (umbra) dhe hija jo e plotë (penumbra). Kur hija e Tokës është e plotë ndodh eklipsi i plotë i Hënës.

Ndërsa, kur hija e Tokës nuk është e plotë ndodh eklipsi penumbral i Hënës apo Hëna është më pak e zbehtë në krahasim me pamjen e saj në hijen e plotë. Ky lloj eklipsi do të jetë i dukshëm në Kosovë më 14.03.2025.

Eklipsi i plotë i Hënës këtë muaj njihet si “Blood Moon” apo “Hëna e Kuqe” dhe sipas Agjencisë amerikane të hapësirës – NASA, Hëna do të duket e kuqe apo portokalli, sepse drita e Diellit që nuk është bllokuar nga planeti Tokë filtrohet përmes një pjese të hollë të atmosferës së Tokës në rrugën e saj drejt sipërfaqes hënore.

“I njëjti fenomen që e bën qiellin tonë blu dhe perëndimin e diellit tonë të kuq, bën që Hëna të kthehet në ngjyrë të kuqe-portokalli gjatë një eklipsi hënor. Drita e diellit duket e bardhë, por në fakt përmban një ylber përbërësish – dhe ngjyra të ndryshme të dritës kanë veti fizike të ndryshme. Drita blu shpërndahet relativisht lehtë ndërsa kalon nëpër atmosferën e Tokës. Drita e kuqërremtë, nga ana tjetër, udhëton më drejtpërdrejt nëpër ajër” – ka thënë NASA, më 06.02.2025.

Nëse dominon mot i mirë, pa re, eklipsi i Hënës mund të vrojtohet me dylbi apo teleskop. NASA rekomandon që të vrojtohet larg dritave të qytetit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të jetë i dukshëm eklipsi i plotë i Hënës, i cili pritet të fillojë kur Hëna të lëvizë në hijen jo të plotë të Tokës rreth orës 23:57 të kohës atje më 13.03.2025, pastaj rreth orës 02:26 të datës 14.03.2025 do të fillojë eklipsi, rreth orës 03:31 përfundon eklipsi dhe rreth orës 06:00 do të përfundojë hija jo e plotë e Tokës.

Ndërsa, në Kosovë ky eklips do të jetë eklips penumbral i Hënës dhe do të fillojë rreth orës 05:57 më 14.03.2025, sipas zonës së kohës në Prishtinë. Maksimumi i eklipsit të Hënës do të arrihet rreth orës 06:49 dhe pas tre minutash do të përfundojë.

Përveç në ShBA e Kosovë, eklipsi i Hënës apo pjesë të tij do të jenë të dukshme edhe në shtetet tjera në Europë, Amerikë Veriore, Amerikë Jugore, në një pjesë të madhe të Azisë dhe Afrikës.

Eklipsi i plotë i Hënës i kaluar kishte ndodhur në vitin 2022, kurse në fund të muajit mars, më 29.03.2025 pritet të ndodhë eklips i pjesshëm i Diellit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort