Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në përmbyllje të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” ka thënë se dhuna nuk do të normalizohet.
Haxhiu përmes një videoadresimi ka thënë se angazhimi dhe fushata kundër dhunës do të vazhdojnë.
“Si ministre jam e shqetësuar për rastet e dhunës dhe femicidit. Do ta vazhdojmë punën dhe koordinimin institucional për mbrojtjen e jetëve të grave dhe vajzave”, ka thënë ajo.





