Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se e ka vizionin për ta bërë Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan.
Haskuka: Kam vizionin që ta bëj Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan

Ai për për emisionin “Desku” e KTV-së ka treguar se si janë konstatuar gjitha problemet që ka qyteti gjatë këtyre tri vjetëve të qeverisjes. Kështu që thotë se ka vizionin për ta bërë Prizrenin qytetin më të bukur ndoshta në Ballkan.
“Një gjë tjetër që e kemi bërë, kudo që ka pasur vend, kemi mbjellë dru a fidani, kemi mbjellë fidanë në tri vjetët e fundit për ta bërë më të gjelbër qytetin. Përgjithësi edhe pse mendoj se me standarde të Kosovës, Prizreni, është qytet i gjelbër, ka shumë drunj, jemi munduar t’i mbrojmë të gjithë ata. Kemi zhvilluar dhjetë parqe të reja, janë mini-parqe, por me këto nuk kryhet puna. Duhet një park më i madh. Si thash lidhur edhe me projektet, gjatë këtyre tri viteve kemi konstatuar gjitha problemet që ka qyteti. E kemi vizionin ta bëjmë Prizrenin, ashtu është qyteti më i bukur në Kosovë, por ndoshta ta bëjmë qytetin më të bukur në Ballkan”, ka deklaruar Haskuka.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Vidhen dy shtëpi në fshatin Gjonaj, hajdutët marrin stoli ari dhe mbi 10 mijë euro

Një grua dhe një burrë gjenden të vdekur në Prizren dhe Dragash

Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc

