- Reklama -

Haskuka i kundërpërgjigjet Totajt: Prizreni i priu ndryshimit dhe do të vazhdojë të jetë në ballë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, sikurse edhe kreu i PDK-së, Shaqir Totaj, ka bërë një postim në rrjetin social facebook, duke u kundërpërgjigjur në kritikat e këtij të fundit, i cili e quajti atë kryetar cikërrimash.
Postimi i plotë i Haskukës
Gjatë zgjedhjeve lokale në Prizren, PDK-ja në listën e saj kishte mbledhur gjithë oligarkët, ku shumica e kandidatëve për asamblistë kishin shpenzuar për kampanjën elektorale më shumë se unë si kandidat për kryetar.
Kandidati për kryetar i PDK-së kishte shpenzuar me miliona euro, ku gjithë billbordet në qytet ishin me portretet e tij, gjersa sponsorizimet në internet e televizione ishin të vërshuara me spotet e tij.
Por, ata kuptuan që populli nuk ju beson më, prandaj në balotazh morën në koalicion parazgjedhor edhe AAK-në dhe gjithë subjektet minoritare, por në fund përsëri humbën.
Kandidati I PDK-së ishte humbës edhe në zgjedhjet qëndrore, ku nuk arriti të bëhej as deputet, ndërkaq për qeverisjen tonë më së miri treguan ato zgjedhje, ku për herë të parë VETËVENDOSJE! doli subjekt i parë në Prizren!
Për PDK-në ekziston vetëm një drejtim, më parë ishte drejtimi i rënies së lirë, ndërkaq në zgjedhjet e ardhshme do ketë drejtim të rënies totale.
Përkundër bllokimeve nga pothuajse gjithë insitucionet qendrore (në të cilët PDK-ja ka akoma nëndegët e saja), Komuna e Prizrenit është storie e suksesit dhe këtë po e tregojnë edhe sondazhet, ku tanimë nuk kemi konkurrencë nga partitë e së kaluarës.
Gjithsesi, kjo nuk na ndal, por na frymëzon të punojmë pa u ndalur!
#Vvazhdojmë

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort