LAJME

Haradinaj vazhdon qëndrimin në ShBA

Haradinaj vazhdon qëndrimin në ShBA
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Maj 2022, 13:25

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po e vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai mbrëmë ka darkuar me një familje amerikane për të cilën thotë se është e njohur për aktivitetet humanitare kudo në botë, përfshirë edhe Kosovën.

“Mbrëmë për darkë në familjen amerikane Trompeter, nga familjet më të suksesshme për ndërmarrësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trompeter, me aktivitetet e tyre humanitare i gjen kudo në botë, përfshirë dhe Kosovën, e së fundmi të përfshirë financiarisht në mbështetjen e kauzës së refugjatëve nga Afganistani. Faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kreu i AAK-së tash e disa ditë po qëndron në ShBA ku është takuar edhe me Emisarin e Posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe zyrtarë të tjerë amerikanë e komunitetin shqiptar që jeton në Ëashington e Michigan.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika