Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, akoma nuk ka hequr dorë nga dëshira për postin e presidentit.
Madje ai tashmë ka thënë se do që ta marrë këtë përgjegjësi, pasi prioritet ka anëtarësimin e Kosovës në NATO, njofton Klan Kosova.
”Siguria e para. Ecja përpara në paramentrat e sigurisë. Për anëtarësim të Kosovës në NATO. Me kontribuar për sigurinë në rajon, për ta garantuar sigurinë e përjetshme të Kosovës”.
”Janë sfida të tjera të Kosovës që e ka me Specialen, respektimi i Kosovës së 17 shkurtit. Respektimi i ekonomisë. Tek siguria është kryesisht prioritet NATO-ja. Prioritet e kemi anëtarësimin në NATO”.
”Edhe në nëse angazhojmë ushtrinë tonë duhet të përballemi. Nuk mendoj që të shkohet në shërbim të rregullt ushtarak. Por unë mendoj me shku në sistemin e mbrojtjes popullore. Ushtrinë me e forcuar, dhe mbrojtjen popullore me bo shtresën e moshës madhor epër mbrojtje. Me i aftësu si me u sjellë në rast rreziku”.
Tutje për RTK, Haradinaj u shpreh se në këtë mënyrë synon bindjen e aleatëve të tjerë të NATO-së për ta pranuar Kosovën.
”Një prej arsyeve që kam shpreh gatishmërinë të marr përgjegjësinë e presidentit në vend ka të bëjë pikërisht me fushën e sigurisë, me ecjen nga ku jemi sot, me përdorë atë përvojën e ecjes deri ku jemi sot. Nga marrja e vendimit për ushtrinë dhe deri në votimin në parlament”.
”Ne duhet ta fillojmë punën qysh tani. Dhe tani në këtë rast, presidenti i vendit mund ta ndihmojë shumë vendin në planin e sigurisë. Përderisa qeveria dhe qeverisja fokusohet në menaxhim të brendshëm në qeverisje, atëherë presidenti kish me shfrytëzu kohën në ecjen drejt NATO-s”.
”Sepse ne duhet t’i bindim”.
”Ne kur kemi krijuar ushtrinë, kemi bindur Amerikën dhe disa vende aleate por jo të gjitha. Disa anëtarë të NATO-s, kanë mbetur skeptikë, disa se kanë njohur Kosovën ende. Por tash është pjesa me i bind edhe skeptikët, por duhet shkuar me kujdes, nuk bënë me ia tepru me ndonjë vendim me i nxjer para aktit të kryer, sepse ata kanë të drejtën e vetos”.