Home LAJME Haradinaj: Gastronomët e kryeqytetit do të kenë përfaqësim direkt në vendimmarrje

Haradinaj: Gastronomët e kryeqytetit do të kenë përfaqësim direkt në vendimmarrje

0
Haradinaj: Gastronomët e kryeqytetit do të kenë përfaqësim direkt në vendimmarrje
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj ju ka premtuar gastonomëve përfaqësim direkt në vendimmarrje gjatë qeverisjes së tij.

“Gastronomët e kryeqytetit do të kenë përfaqësim direkt në vendimmarrje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në video-mesazhin ku është takuar edhe me një gastronom të kryeqytetit ka thënë se Prishtina njihet ndërkombëtarisht për cilësinë që ofron në fushën e gastronomisë.

Mesazhi i plotë:

“Sot e nisa ditën me një kafe në Annex, me Luarasin. Prishtina njihet ndërkombëtarisht për cilësinë që e ofron në fushën e gastronomisë, kjo kategori do të jetë e trajtuar denjësisht në qeverisjen e ardhshme.

Gastronomët e kryeqytetit do të kenë përfaqësim direkt në vendimmarrje.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here