LAJME

Haradinaj: Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm i VV-së aderon në AAK

Haradinaj: Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm i VV-së aderon në AAK
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shkurt 2021, 16:26

“Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare”.

Ish-kryetar i pikës në Dardani të Pejës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Ahmetaj, ka aderuar në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook.

“Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare”.

“Me një Aleancë të fortë në Parlament dhe me mua si President i vendit, ne do të jemi kundërpeshë dhe të sigurojmë stabilitet dhe forcë për ta çuar Kosovën përpara së bashku”.

“Ashtu si Samiu, gjithnjë e më shumë qytetarë po na mbështesin, duke kuptuar se vendi ynë është në udhëkryq dhe Kosova ka nevojë për vepra të mëdha dhe jo vetëm fjalë të mëdha”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika