Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është nevojë urgjente e cila garanton më shumë siguri dhe paqe në rajon.
Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati me kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilmi Berisha.
Ai mes tjerash theksoi se shqiptarët në Amerikë janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit.
“Shqiptarët që jetojnë e veprojnë prej vitesh në Amerikë, janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit. Ata kaluan Atlantikun, por lidhjen me atdheun nuk e shkëputën asnjëherë dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe sot në rrugën e integrimeve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.