Besoj se do të jem në garë, por ajo që nuk do ta kisha dëshiruar shumë është të mos bëhen grupacione brenda partive politike, ose forma të ndryshme të grupimeve, pra, për të punuar mirë e mbarë duhet të mos ketë lufta brenda llojit, të mos lobojmë kundër njëri-tjetrit.
Kështu deklaroi Xhavit Haliti, përfaqësues i PDK-së, në ”Imazh”, në RTK.
Nër të tjera ai foli për mungesën e tijë në legjislaturën e fundit, ku sipas tij ka qenë një pushim i mirëseardhur, ngase ndjehesha i lodhur nga puna e aktiviteti i gjatë, por gjithashtu ndiehesha i mërzitur edhe veprimet në Parlament, që nuk miratoheshin ligjet.
Tutje ai shprehu vlerësimin lidhur me deputetët e legjislaturës së fundit, që sipas tij ishte e dhembshme kur deputetët nuk ishin të përgjegjshëm për të punuar në Kuvend, që të bënnin kuoriumin dhe të votoninh ligjwet në të mirë të vendit.
Ai hodhi idenë që për ndryshimin e ligjit për Kuvendin, që të penalizojë deputetin që nuk bëhet i përgjegjshëm karshi punhëve në Kuvend.
Por ai hodhi fajin edhe te grupet parlamentare që sipas tij nuk ka qenë e përgjegjshme.
Më tej ai foli për PDK-në në përgatitjen në zgjhedhjet e ardhshme, që sipas tij, kryetemë do të jetë ekonomia dhe kujtoi legjislaturën e fundit, premtimet e tyre për luftën kundër korrupsionit që nuk u realizua, ndkrkohë që foli edhe për koalicionet e mundshme mes PDK deh partitë tjera.
”Ende s’kemi bërë ndonjë marrëveshje me partitë tjera për koalicion me partitë tjera të vogla, ndonës partitë e vogla nuk mund t’i qesin kushte partisë sonë. Nëse jemi koalicion, duhet të kemi grup paralmentar unik, jo të çarë”, theksoi ai.
Tutje Xhaviti hodhi kritika ndaj GjK lidhur me disa vendime të saj ndaj veprimeve në Kuvend në të shkuarën, fjala vjen deputeti ka imunitet, nuk ka mundësi ta dërgojë në Prokurori deputetin pa ia hewqur imunitetin as pa lajmeruar kryetarin e Kuvendit, etj., përveç nëse kapet në ndonjë veprim të rëndë.
”Kushtetutën mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi, jo GjK, por ne kemi bërë praktikë në respektimin e vendimeve të saj deri më tani”, deklaroi Haliti.