- Reklama -

Haliti demanton mediat në Shqipëri se është ftuar nga Specialja: Është spekulim

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ajo që është publikuar nga ABC News se është ftuar nga Gjykata Speciale është spekulim.

“Është spekulim”, ka thënë shkurt për KOHËN, Haliti, duke aluduar se kjo është nxjerr nga konteksti, bazuar në ngjarjet e ditëve të fundit me figurat e larta të UÇK-së.

- Reklama -

ABC News ka nxjerr një video të shkurtër si promo për intervistën me Halitin që do të transmetohet më vonë. Në video, Haliti dëgjohet duke thënë: “unë nuk jam ftuar, por pres të intervistohem”.

E këtë deklaratë të shkurtër, sipas Halitit, mediat në Shqipëri, përfshirë edhe ABC News, i kanë dhënë kahje tjetër lajmit, se “Haliti është ftuar nga Specialja”.

Për këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“I pavërtetë lajmi se nënkryetari Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara. Nuk është i vërtetë lajmi i publikuar në media se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara. Intervista e tij e dhënë për një medium në Tiranë, është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit. Nënkryetari Haliti konfirmon zyrtarisht se nuk ka kurrfarë ftese dhe po i vazhdon normalisht detyrat e tij partiake”, thuhet në reagimin e PDK-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort