Home LAJME Gold AG thotë se iu ndalua hyrja në Greqi për shkak të këngëve të tij

Gold AG thotë se iu ndalua hyrja në Greqi për shkak të këngëve të tij

0
Gold AG thotë se iu ndalua hyrja në Greqi për shkak të këngëve të tij

Arian Agushi, i njohur me nofkën Gold AG, ka njoftuar të shtunën se i është ndaluar hyrja në Greqi për shkak të këngëve të tij.

Sipas njoftimit në Facebook, ai ishte nisur drejt Greqisë për dy koncerte sot e nesër. Por, siç thotë ai, gjatë kontrollit të pasaportave u mbajt i mbyllur nga mesnata e deri orët e para të mëngjesit të sotëm, kur u njoftua se iu ndalua hyrja në territorim grek.

“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollen e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend. Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj që shihemi herave tjera”, ka shkruar Gold AG.

Reperi shqiptar dyshon se dikush e ka spiunuar.

“Kushdo që ka spiunu, dua t’i them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekur nga rrahjet e torturat, por emra nuk kemi qit .E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri-tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar, se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se… s’jam fajtor që jam shqiptar”, ka shkruar tutje ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here