- Reklama -

Gjykatat nga sot vazhdojnë punën me kapacitete të plota

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim që nga e shtuna të gjitha gjykatat të vazhdojnë punën me kapacitete të plota, por pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të vazhdojnë deri në një vendim tjetër.

Këshilli Gjyqësor dhe gjykatat do të marrin pjesë në komisionet dhe grupet tjera ku pjesëmarrja përcaktohet me legjislacionin në fuqi.

- Reklama -

Sipas një komunikate të KGJK-së, mbetet në fuqi pika I e vendimit të KGJK-së, me të cilin “Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kryetarët e gjykatave, kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin Nr. 03/109, të datës 23 nëntor 2022.

“Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit është mbajtur me qëllim të diskutimit lidhur me situatën e re të krijuar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 03/109, të datës 23 nëntor 2022. Në rrethanat e krijuara, Këshilli vlerësoi se gjykatat duhet t’i kthehen punës nga data 3 dhjetor me qëllim që të vazhdojnë ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore për ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, është bërë e ditur në njoftim.

Vendimi i KGJK-së ka ardhur pak pasi Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar vendimin e Qeverisë për zvogëlimin e pagave të gjyqtareve dhe prokurorëve.

Në aktvendim thuhet se shtyhet ekzekutimi i vendimit të Qeverisë, i datës 23 nëntor, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me kërkesëpadinë e paditëses.

Vendimi është marrë pas padisë për masë të përkohshme që ka bërë Shoqata e Prokurorëve të Kosovës. /eo

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort