RAJONI DHE BOTA

Gjermania zgjat masat deri më 7 mars

Gjermania zgjat masat deri më 7 mars
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shkurt 2021, 10:11

Gjermania ka zgjatur kufizimet për të parandaluar përhapjen e COVID-19 deri me 7 mars.

Ky vendim u mor gjatë një takimit të kancelares Angela Merkel me udhëheqësit e 16 shteteve federale.

Shkollat, sallonet e bukurisë dhe një pjesë e aktiviteteve ekonomike mund të hapen më 1 mars, datë në të cilën Gjermania synon të ulë nivelin e përhapjes së infeksionit nën 50 persona për 100 mijë banorë.

Merkel foli për një valë e tretë të koronavirusit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve gjerman që të bashkëpunojnë me autoritetet shëndetësore për të luftuar pandeminë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika