Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 22.268 raste të reja të koronavirusit.Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 983.588, shkruan The Guardian.
Gjermania shënon afro 400 të vdekur nga Covid-19 për një ditë

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 389 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 15.160.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Gazetari kroat e promovon Kosovën si vend tolerant: U zgjodh Presidente një katolike, në vendin me 93.5% myslimanë

“Me lejen e Zotit do arrijmë edhe më lart”, Erdogan: Turqia po kryen revolucion në mbrojtje

G7 nxjerr në treg 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

