40 mijë e 117 raste pozitive janë shënuar në Kosovë që nga 13 marsi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se deri më tani nga ky virus janë shëruar gjithsejt 25 mijë e 586 persona.
Sipas IKSHPK-së numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 1 mijë e 26.
Instituti bën me dije se numri i rasteve aktive që vazhdojnë të trajtohen nga SARS COV-2, është 13 mijë e 505.
Nga data e parë kur janë shfaqur edhe rastet e para me koronavirus në Kosovë, si të dyshuar janë testuar gjithsejt 145 mijë e 363 persona.
“Numri total i rasteve pozitive është 40.117 raste nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.026 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505”.