Një person në Rahovec ka njoftuar Policinë e Kosovës se gjatë punimeve në një shtëpi ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Gjendet mjet shpërthyes në një shtëpi në Rahovec, ndërhyn FSK-ja

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i FSK-së për deminim duke e shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Ankuesi ka raportuar se gjatë punimeve në një shtëpi, ka has në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që e kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ministria e Mbrojtjes ndan mbi 100 mijë euro për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të FSK-së

52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar

Të dielën pritet mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu

