Është anuluar marshi protestues i Gastronomëve i paraparë për sot në orën 15:00.Përmes një njoftimi në Facebook, Këshilli Drejtues i Shoqatës thotë se në momentin kur do të ketë ndryshim të masave atëherë do të ketë edhe organizim të protestave.
Gastronomët i bien pishman, anulojnë marshin protestues

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës më dt. 04.03.2021, është diskutuar ideja e organizimit të marshit protestues këtë të hënë në ora 15:00 në sheshin Skënderbeu pranë Qeverisë, NË RAST TË ASHPËRSIMIT TË MASAVE AKTUALE (zvogëlimi i orarit të funksionimit të bizneseve, zvogëlimi i shërbimeve, etj).
Qëllimi i këtij organizimi ka qenë kundërshtimi i ashpërsimit të masave Anticovid, të cilat ka pasur pritshmëri të merren si pasojë e zhvillimeve dhe paralajmërimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK-së). Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Rrjedhimisht nuk ka protestë.E theksojmë përsëri! Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave, ku paraprakisht do të ju njoftojmë rreth detajeve tjera.Shoqata e Gastronomëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

“Hija e Babit” – vepër nga autorja e re Edona Rrustemaj-Paralangaj dedikuar mallit për babain e saj të ndjerë dhe fëmijërisë me shumë sfida

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Suharekë, një burrë raporton në Polici se dy persona e sulmuan e i morën para nga xhepi

