- Reklama -

Gastronomët demantojnë Besnik Tahirin, nuk u takuam me të

Shoqata e Gastronomëve dhe anëtarët e saj kanë demantuar zv.kryeministrin Besnik Tahiri të kenë zhvilluar një takim me ta.

Ky i fundit sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim me përfaqësues të disa bizneseve, duke thënë para mediave se kinse ka takuar anëtarë dhe përfaqësues nga Gastronomia, mirëpo i njëjti del të jetë i pavërtetë.

- Reklama -

Kryetar i Shoqatës se Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi në një bisedë për IndeksOnline ka thënë se nuk pranojnë të takohen me Tahirin, deri në përmbushjen e disa kërkesave.

“Unë kam shumë respekt për z.Besnik Tahiri, asgjë nuk kemi kundër tij. Shoqata e Gastronomëve nuk ishte dhe nuk u perfaqësua nga përfaqësuesit e saj. Ne nuk do të takohemi me të derisa të na përmbushin disa kërkesa sa i përket planit për sektorin e Gastronomisë, pastaj ne jemi të gatshëm për takim”, ka thënë Kllokoqi për IndeksOnline.

Ai ka bërë me dije se i kanë dhënë 7 ditë kohë për një plan konkret, si ndihmesë ekonomike për sektorin e Gastronomisë.

“Ju kemi ofruar 7 ditë kohë për të në ofruar zgjedhje dhe diçka konkrete”, ka thënë ai tutje.

“Ne presim të ketë subvencionim për paga, mbulim për qera, riprogramim të kredive, shtyerje të deklarimeve ose rimbursime ekonomike. Pa u plotësu këto ne nuk e shohim të arsyeshëm takimin me Tahirin”, shtoi ai.

Sipas tij, nëse nuk kanë zgjedhje tjera , atëherë e e vetmja mundësi që mbetet është dalja në rrugë për të protestuar. /IndeksOnline/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort