Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë. Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme.
Ftohtë dhe mjegull në mëngjes, këto janë temperaturat

Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato mund të shfaqen në fundjavë.Ky muaj deri më tani nuk ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të dobëta shiu dhe tani së fundi u regjistruan edhe reshjet e dobëta bore në lartësi mbidetare mbi 800m.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Aksidenti në autostradë, 7 të lënduar u dërguan në emergjencë – kjo është gjendja e tyre

Bëhet thirrje që ta shmanget pikëkalimi në Vërmicë pas aksidentit mes 6 veturave

Aksident i rëndë zingjiror në Vërmicë, kujdes për të gjithë ata që ia kanë mësyrë Shqipërisë

