- Reklama -

Fotografia e “Viperës me brirë”nga Liridon Shala, po bënë xhiro nëpër revista botërore

Ka shumë frikë nga gjarpërinjtë, megjithatë Liridon Shala ka arritur ta realizojë fotografinë që u zgjodh observim i javës nëpër botë nga revista kanadeze “iNaturalist”.

I ftuar në emisionin “SOT” në KTV, Shala ka thënë se distanca prej dy metrash nuk e pengoi ta realizonte fotografinë e nepërkës “Vipera me brirë”, foto që qarkulloi nëpër gjithë botën për një javë.

- Reklama -

Edhe pse njihet si gjarpri më i rrezikshëm në gjithë Evropën, Shala ka thënë se nuk është frikësuar për ndonjë sulm të mundshëm nga ajo që pa në zonën e Dragashit.

“Vipera shqip është gjarpri i gurit për shkak të habitatit ku rri. Atë fotografi e kam realizuar në kthim prej gjithë ditës që kishim dalë të fotografojmë edhe pse atë ditë ishim të zhgënjyer se nuk arritëm të bëjmë një fotografi të mirë. Sapo kemi dalë nga Dragashi e kemi parë Viperën në rrugë, jemi ndalë, kur jemi kthyer nuk kemi mundur ta shohim, ishte kamufluar në gurë. Çuditërisht kam shumë frikë prej gjarpërinjve, por ai ishte moment nuk dëshiroja ta lëshoja dhe kam qenë shumë afër përafërsisht 2 metra”, ka thënë ai.

Sipas tij, viperat edhe pse njihen si gjarpërinjtë më helmues në botë, nuk e hedhin hapin të parët dhe sulmojnë vetëm atëherë kur ndihen të pasigurt.Shala ka thënë se ka qenë e papritur për të që fotografia që është realizuar nga ai, të zgjidhej observim i ditës apo i javës dhe këtë e mori vesh vetëm pasi u njoftua nga shoqëria në rrjetet sociale.

“Unë me profesion jam farmacist dhe nuk kam qenë në dijeni që është zgjedhur fotografi e ditës, derisa më etiketoi një shok dhe më ka ardhur mirë pasi gjithë ditën është përmendur Kosova”, ka thënë ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort