LAJME

Flet një nga të plagosurit: Kishim veshur rroba të Krishtlindjeve, s’e di pse na gjuajtën

Flet një nga të plagosurit: Kishim veshur rroba të Krishtlindjeve, s’e di pse na gjuajtën
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2023, 19:59

Bëhet fjalë për Milos Stojanovic, i cili nga Spitali i Graçanicës tha se nuk e di arsyen pse u qëllua drejt tyre, shkruan lajmi.net.

“Na gjuajtën. Ne kishim veshur rroba të Krishtlindjeve dhe dolëm për të bërë fotografi si çdo vit. Një veturë kaloi, u hap dritarja dhe gjuajtën drejt nesh. Për asnjë arsye, ndoshta sepse ne kishim veshur rroba të Krishtlindjeve”, tha ai.

I njëjti është plagosur në dorë, teksa përveç tij është qëlluar edhe një 11 vjeçar.

Lidhur me rastin është arrestuar një person. /Lajmi.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika