LAJME

Fillon të bastiset shtëpia e Jakup Krasniqit në Negrovc

Fillon të bastiset shtëpia e Jakup Krasniqit në Negrovc
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2020, 16:04

Ka filluar bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit në fshatin e tij, Negrovc.

Dy vetura të EULEX-it janë stacionuar pranë shtëpisë së tij para pak çastesh dhe pjesëtarët e saj janë në pritje të autorizimit të dikujt nga familjarët për të kryer bastisjen.

Jakup Krasniqi është arrestuar sot nga EULEX-i në bazë të një aktakuze të Speciales dhe në orët e pasdites është transferuar në Hagë.

Para pak çastesh, për arrestimin e tij reagoi edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pjesë e të cilës parti është edhe Krasniqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika