Fillojnë punimet për rregullimin e rrugës që lidh fshatrat Korishë dhe Grejkoc, për këtë është bërë e ditur nga komuna e Prizrenit.
Kryesisht kanë filluar punimet në hapjen e trasesë dhe krijimin e terrenit për shtrimin e rrugës me zhavorr.
“Ky projekt synon ta rrisë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e rrugës, duke e bërë atë më të përshtatshme për banorët e zonës dhe të gjithë udhëtarët”, thuhet tutje në njoftimin zyrtar të komunës.


- Reklama -