- Reklama -

Festivali treditor “Hardh Fest” gjeneroi qarkullim 11.1 milionë euro për ekonominë e Rahovecit

Festivali “Hardh Fest” ka bërë publike shifrat zyrtare të raportit të ndikimit socio-ekonomik, realizuar në bashkëpunim me IDRA Research & Consulting.

Sipas raportit, “Hardh Fest 2025” ka arritur të gjenerojë një qarkullim ekonomik prej 11.1 milionë euro bruto, ndërsa 7.7 milionë euro netto, të cilat sipas njoftimit kanë përfunduar drejtpërdrejt në biznese, gastronomi, sektorin e verës dhe akomodimit në komunën e Rahovecit.

- Reklama -

Në një komunikatë për media u bë e ditur se 60 mijë pjesëmarrës dhe turistë nga Kosova dhe rajoni morën pjesë në festivalin 3-ditor.

“Për çdo 1 euro të investuar nga grantet apo sponsorizimet, ekonomia lokale përfitoi rreth 47.8 € qarkullim. Nëse ky financim ndahet sipas burimeve, rezulton se për çdo 1 euro të investuar nga Komuna e Rahovecit janë gjeneruar rreth 220 euro në ekonomi, për çdo 1 euro nga grantet qeveritare rreth 183 euro, ndërsa për çdo 1 euro të sponzorizuar nga bizneset/private rreth 93.6 euro”- thuhet në njoftim.

Përfituesit kryesorë ishin bizneset lokale, me rritje të ndjeshme në shitje dhe frekuentim.

Përveç ndikimit financiar, raporti vlerëson Festivalin “Hardh Fest” si një platformë të rëndësishme kulturore që promovon trashëgiminë e Rahovecit, mikpritjen dhe industrinë e verës përmes muzikës live, artit, traditës dhe përfshirjes komunitare.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort