Skuadra FC “Prizreni”, në kuadër të javes së V-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, ka vazhduar me rezultate pozitive duke mposhtur të dielën në “Përparim Thaçi”, në derbin e xhiros, skuadrën e Rilindjes nga Prishtina me rezultat 2:0.
Prizrenasit treguan lojë më të mirë, ndërsa golat i shënuan përmes mesfushorit, Stephan në minutën e 71-të dhe qendërsulmuesit, Armend Kryeziu në minutën e 82-të.
Kjo është fitorja e katërt e prizrenasve në edicionin e sivjetmë në këtë rang garash, si dhe një barazimi, duke grumbulluar 13 pikë duke qenë ndër skuadrat lidere të Ligës.