• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, February 9, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Familjarët e Valon Loxhës thonë se ai ka probleme psikike

tvprizreni by tvprizreni
March 2, 2021
in LAJME, VENDI
0
Prokurori kërkon paraburgim dhe ekzaminim psikiatrik ndaj Valon Loxhës
0
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pejani që u bë i njohur pasi i merrte veturat të cilat i gjente të hapura, është arrestuar të dielën, pasi kishte vjedhur një veturë të Komunës së Pejës. Prokuroria ka kërkuar që Loxhës t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik. Ndërkohë, Express ka kontaktuar vëllain e Valonit, i cili ka deklaruar se ai ka probleme shëndetësore dhe se para pak muajsh është liruar nga burgu në Gjermani, ku kishte qëndruar 6 vjet

Kishte pritur derisa sigurimi fizik të largohej nga vendi ku qëndronin të varur çelësat e zyrave dhe veturave të Komunës së Pejës, e më pas kishte hyrë dhe kishte marrë çelësin e njerëz prej veturave që gjendeshin në parking.

Nga aty, Valon Loxha me veturën zyrtare shkoi në Drelaj të Rugovës, ku edhe u kap nga Policia dhe u arrestua.

Pas arrestimit, Prokuroria Themelore e Pejës urdhëroi që Valon Loxhës t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.

Se Valoni ka probleme psikike ka deklaruar edhe vëllai i tij, V.Loxha.

Ai për Gazetën Express ka deklaruar se Valoni ka vuajtur dënimin me burgim për 6 vjet në Gjermani. E derisa ishte aty, kishte pasur edhe trajtim psikik.

“U kon pak keq me psikikë. U kon në burg jashtë, nja gjashtë vjet në Gjermani. Për besë, ka qenë kështu diçka për vjedhje. Nuk di shumë detaje. Po, ka pasur dokumente të mjekut. Kohëve të fundit jo, por në Gjermani sa ka qenë në burg ka pasur kontrolla. Prej burgut është liruar diku qe 3-4 muaj, burgun atje e ka kry, e kanë kthy nga atje, ka ndalesë”, ka deklaruar vëllai i Valonit.

Ai deklaroi se Valoni nuk është i dhunshëm dhe se nuk ka pasur problem me askënd, as pas kronikës se i merr veturat të cilat i gjen pa çelës.

“Në Kosovë jeton me mamin dhe me mua. Në familje nuk është i dhunshëm as kurrgjë, as me tjerë persona s’ka pasur problem. Kemi tentu si çdo familje me e ndalë, por problem është shumë, veç me e lidhë se nuk u ndalke”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Valon Loxha, në muajin nëntor të vitit të kaluar, ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij.

Madje, ata kishin kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për ta gjetur. Por, pas pak ditësh, e kishin marrë vesh se Valoni ishte në burg.

“E ka pasur edhe një rast në polici, ka qëndrua një muaj, para vitit të ri, ka qenë kështu për të njëjtin rast. E kemi raportua të zhdukur, por ka qenë në burg në atë kohë. Kemi shikua në Policinë e Pejës, na kanë thënë që nuk ka asgjë, por pastaj kur e kemi kërkuar na kanë tregu njerëzit që e kanë pa në pavion. Nga burgu i Dubravës pastaj e kanë transferuar në Pejë. Pasi ka dalë, ka vazhdua njejtë. Nja 2-3 ditë bojke mirë, po pastaj prapë vazhdojke”, ka deklaruar vëllai i Valonit.

Ndërkohë të hënën në media u raportua se Valon Loxha të dielën ka vjedhur një veturë zyrtare të Komunës së Pejës.

Pas kësaj, Loxha është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Prokurori i rastit ka kërkuar që ndaj tij të shqiptohet masa e paraburgimit prej 48 ditësh dhe t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.

Download Nulled WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
free download udemy paid course
download coolpad firmware
Free Download WordPress Themes
download udemy paid course for free
Previous Post

KQZ’ja aprovon 56 mijë e 610 votues nga diaspora

Next Post

Kosova pritet të luaj ndaj Lituanisë dhe Suedisë pa praninë e shikuesve në ‘Fadil Vokrri’

Next Post
Kosova pritet të luaj ndaj Lituanisë dhe Suedisë pa praninë e shikuesve në ‘Fadil Vokrri’

Kosova pritet të luaj ndaj Lituanisë dhe Suedisë pa praninë e shikuesve në ‘Fadil Vokrri’

Të Fundit

Kurti: Shitësit që manipuluan me çmime do të ndëshkohen

Kurti: 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb, pse nuk ua mundëson krijimin e asociacionit një-etnike

February 9, 2023
Dënohen me nga 200 euro katër biznese në rajonin e Prizrenit, nuk respektuan orarin e punës

Vëllai rrah motrën e tij në Prizren, ajo e lajmron në Polici

February 9, 2023
Më shumë se 16,000 të vdekur dhe mbi 60 mijë të plagosur nga tërmeti në Turqi e Siri

Më shumë se 16,000 të vdekur dhe mbi 60 mijë të plagosur nga tërmeti në Turqi e Siri

February 9, 2023
Moti në fundjavë me kthjellime, gjatë javës së ardhshme priten të reshura shiu, e bore në vise malore

Moti edhe sot i ftohtë por me intervale me diell

February 9, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kurti: Shitësit që manipuluan me çmime do të ndëshkohen

Kurti: 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb, pse nuk ua mundëson krijimin e asociacionit një-etnike

February 9, 2023
Dënohen me nga 200 euro katër biznese në rajonin e Prizrenit, nuk respektuan orarin e punës

Vëllai rrah motrën e tij në Prizren, ajo e lajmron në Polici

February 9, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.