Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi me numrin 66, po vazhdon të merr përkrahje të fuqishme në secilin vend që po e viziton.
Jetmire Vrenezi, së bashku me kryeministrin në ardhje Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në konakun e familjes së dëshmorit Afrim Krasniqi, në fshatin Bardh të Malishevës, ku dhe u pritën me duartrokitje dhe fishekzjarre.
Me këtë rast kandidatja Vrenezi deklaroi se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, familjet e dëshmorëve do të kenë një fokus të veçantë duke u trajtuar mirë si asnjëherë më parë.






