etura të EULEX-it janë parë në pikën kufitare Bërnjak në veri të vendit.
Paraditen e së hënës EULEX-i u pa edhe në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, në kohën kur policët serbë po i dorëzojnë armët dhe uniformat. Pranë kësaj pike janë parë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Është raportuar se të paktën 300 policë do t’i dorëzojnë pajisjet e tyre.
Që nga e diela është bërë dorëzimi i dorëheqjeve nga serbët që ishin pjesë e institucioneve të Kosovës.
Policë të EULEX-it në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës
Pjesëtarë të policisë së EULEX-it janë parë duke hyrë dhe dalë nga stacioni i Policisë në veri të Mitrovicës, në kohën kur policët serbë po dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre.
KP-ja raportoi se dorëzimi i pajisjeve të rreth 300 policëve të stacionit verior në Mitrovicë do të bëhet gjatë tërë së hënës, me orare të ndryshme.
Mësohet se rreth 150 policë tjerë të cilët kanë shërbyer nëpër komunat tjera veriore të Kosovës do të dorëzojnë pajisjet e tyre po ashtu sot, por nëpër stacionet e këtyre komunave.
Të shtunën, përfaqësuesit e serbëve kanë dhënë dorëheqje nga komunat lokale në veri të Kosovës, nga gjyqësori, policia si dhe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.