VENDI

Erdhi nga Franca bashkë me bijën për t’iu bashkangjitur UÇK-së, sot iu dha lamtumira e fundit ish-ushtarit, Sefedin Vitija

Erdhi nga Franca bashkë me bijën për t’iu bashkangjitur UÇK-së, sot iu dha lamtumira e fundit ish-ushtarit, Sefedin Vitija
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Janar 2023, 16:40

Me nderime ushtarake sot iu dha lamtumira e fundit ish ushtarit të UÇK-së nga komuna e Lipjanit, Sefedin Vitija.

Vitija gjatë kohës së luftës bashkë me bijën e tij erdhi nga Franca për t’iu bashkangjitur Brigadës 128 në Zonën Operative të Pashtrikut.

Ish ushtari i UÇK-së ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika