• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Tuesday, January 31, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Enver Hasani: U.D i Presidentit nuk mund të caktojë mandatarin për Kryeministër

tvprizreni by tvprizreni
February 18, 2021
in LAJME, VENDI
0
Enver Hasani: U.D i Presidentit nuk mund të caktojë mandatarin për Kryeministër
0
SHARES
392
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka zbuluar emrin e pretendentit për kryetar të kuvendit, krahas atij për kryeministër që është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani si kandidate për presidente. Juristët thonë se procedura kushtetuese kërkon që së pari të konstituohet kuvendi, pastaj shefi i shtetit dhe në fund ekzekutivi. E, sipas një interpretimi të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, u. d. i presidentit nuk mund ta caktojë mandatarin e ri.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për procedurën që duhet ndjekur deri në konsitutimin e organeve kryesore të shtetit.

“Renditja e gjymtyrëve kryesorë të pushtetit që përfaqësohen prej organeve përkatëse të pushtetit në një kushtetutë moderne, flet shumë për karakterin e sistemit politik dhe kushtetues. Në Kosovë kjo renditje nis me organin ligjvënës dhe përfaqësues (Kuvendi i Kosovës), vazhdon me shefin e shtetit (Presidenti i Republikës), i cili pasohet nga ekzekutivi (Qeveria e Kosovës)”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, me përjashtim të Austrisë, kështu është në të gjitha kushtetutat e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, të cilat kanë sistem politik dhe kushtetues që njihet si demokraci kushtetuese parlamentare, ku parlamenti është zinxhiri legjitimues i organeve të tjera shtetërore.

“Për më tepër, në demokracitë kushtetuese me sistem parlamentar që kanë rregullim monarkik, ka raste që kushtetuta nuk normon rolin dhe pozitën kushtetuese të mbretit, por të parlamentit. I tillë është rasti me Suedinë. Kjo do të thotë, thënë ndryshe, se në demokracitë kushtetuese parlamentare çdo gjë nis me parlamentin, vazhdon me shefin e shtetit, për të kaluar më pas në ekzekutiv”, ka deklaruar Hasani.

Përveç mungesës së qeverisë dhe kuvendit, vendi do të mbetet shpejt edhe pa postin e presidentit, meqë ushtrueses së detyrës i skadon mandati në prill.

“Nuk ka asnjë dyshim që renditja e organeve në Kushtetutën e Kosovës e bën të qartë si loti se së pari konstituohet kuvendi, pastaj shefi i shtetit, përkatësisht presidenti i Republikës, dhe në fund ekzekutivi, pra qeveria. Ky është detyrim kushtetues që përcaktohet nga vetë renditja e organeve në Kushtetutë. E tillë është gjendja, siç u tha më sipër, në krejt demokracitë kushtetuese parlamentare të Evropës, me përjashtim të Austrisë. U. d. i presidentit mund të mandatojë një mandatar të ri vetëm atëherë kur përbërja e Kuvendit është e vjetër dhe asnjëherë ndryshe. Kjo për shkak se me një mandatim të tillë, në përbërjen e vjetër të kuvendit, në mënyrë simbolike respektohet dhe promovohet kontinuiteti kushtetues i organeve të pushtetit shtetëror”, ka theksuar Hasani.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare i është referuar edhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit u. d. i presidentit mund t’i kryejë punët rutinë, gjithnjë me qëllim të moscenimit të lirive dhe të drejtave të individit.

“Caktimi i mandatarit për formim të qeverisë në asnjë interpretim nuk është detyrë rutinë (e përditshme) kur vendi sapo ka dalë nga zgjedhjet. Zgjedhjet duhet t’i legjitimojnë organet e reja sipas renditjes së tyre kushtetuese dhe kohës kur postet kanë ngelur vakante”, ka thënë Hasani.

Sipas Kushtetutës, posti i detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj. Vjosa Osmani e ka marrë detyrën më 5 nëntor, ditën kur presidenti Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Edhe pse Kushtetuta nuk përcakton kohën brenda së cilës duhet të shpallen kandidaturat, pas dorëheqjes së kreut të shtetit procedurat mund të nisin menjëherë. Ndërkaq, 60 ditë është afati brenda të cilit duhet të zgjidhet presidenti, në momentin kur fillojnë ato. Në dy raundet e para kërkohet që të zgjidhet me dy tretat, pra 80 vota, ndërsa në të tretin kërkohen 61 vota, me kushtin që 80 deputetë të marrin pjesë në votim. Nëse në votimin e tretë asnjëri kandidat nuk zgjidhet president, sipas Kushtetutës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh./koha

Free Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
online free course
download intex firmware
Download Premium WordPress Themes Free
udemy course download free
Previous Post

Në Maqedoninë e Veriut do të tërhiqen librat që fyejnë shqiptarët

Next Post

Dialogu me Serbinë, Lajçak do të vijë ta takojë Kurtin

Next Post
Dialogu me Serbinë, Lajçak do të vijë ta takojë Kurtin

Dialogu me Serbinë, Lajçak do të vijë ta takojë Kurtin

Të Fundit

Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

January 30, 2023
Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

January 30, 2023
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush

Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush

January 30, 2023
Bashkimi mposht Pejën

Bashkimi mposht Pejën

January 30, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

January 30, 2023
Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

January 30, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.