• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, March 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Ekspertët kërkojnë masa ndaj inflacionit: Rritja ekonomike më e ulëta në dekadën e fundit

tvprizreni by tvprizreni
October 16, 2022
in EKONOMI, LAJME
0
1 milion e 500 mijë euro për Gjykatën Komerciale këtë vit, pritet t’i ketë 20 gjyqtarë
0
SHARES
72
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova këtë vit do të ketë një ngadalësim të theksuar të rritjes ekonomike. Rritja e Bruto Produktit Vendor (GDP) për vitin 2022, do të jetë më e ulëta në 10 vjetët e fundit, vlerësojnë ekspertë të ekonomisë, duke u mbështetur edhe në parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Të njëjtit kërkojnë që të ndërmerren masa për zbutjen e efektit të inflacionit.

Profesori në Republikën Çeke, Florin Aliu ka thënë se përtej tkurrjes së rritjes ekonomike në vend pritet edhe një gjendje e rëndë e shkaktuar nga kriza energjetike.

Derisa foli për inflacionin, ai theksoi se si pasojë mund të ketë edhe falimentim të bizneseve.

“Banka Botërore dhe Fondi Monetar edhe më herët e kanë parashikuar se pas atij boom-it do të kthehemi te nivelet reale të rritjes ekonomike, pra do të jemi aty 2-3 për qind. Mirëpo, përtej rritjes ekonomike unë e shoh një skenar edhe shumë më të zi. Periudha që po futemi do të jetë një krizë e rëndë energjetike. Këtë krizë e ka pranuar edhe vetë kryeministri, që ka mundësi të ketë edhe rritje të çmimeve të energjisë ose të paktën importi do të jetë shumë i kushtueshëm. Inflacioni po arrin në nivelet, sipas Bankës Botërore 20 për qind, qytetarët kanë më pak të ardhura. Kur kanë qytetarët më pak të ardhura, edhe shpenzimet e tyre janë më të ulëta. Prandaj, studimet tregojnë që 6 muaj deri në një vit pas inflacionit që tejkalon nivelet e 15 për qind, efektet reale në ekonomi do të fillojnë të ndihen për arsye se qytetarët kanë më pak të ardhura dhe i kanë shpenzuar kursimet e tyre, të cilat do të reflektohen pastaj te bizneset. Kjo i bie se bizneset do të kenë më pak shitje, më pak qarkullim e mund të kemi edhe falimentime. Bizneset të cilat janë të ngarkuara shumë me borxhe, ka gjasë që mund të shkojnë edhe në falimentim”, ka thënë Aliu.

Profesori në Fakultetin Ekonomik në UP, Nagip Skënderi ka vlerësuar se parashikimet e FMN-së për rritje ekonomike tregojnë që në dekadën e fundit nuk ka pasur rënie ekonomike më të madhe sesa në vitin 2022.

“Në rastin e Kosovës, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë sinjale të qarta që ekonomia e Kosovës nuk është duke shkuar sipas parashikimeve të cilat qeveria dhe institucionet tjera parashohin në Kosovë. FMN ka parashikuar të kemi një ngadalësim të rritjes ekonomike që tregojnë dhe sinjalizojnë se nuk kemi pasur kurrë rënie ekonomike më të madhe sesa në vitin 2022 për Kosovën. Kështu që FMN-ja ka parashikuar që rritja e përgjithshme ekonomike do të jetë 2.7 për qind, edhe pse parashikimet kanë qenë mbi 5 për qind nga institucionet vendore, përkatësisht Qeveria e Kosovës. Rrjedhat nacionale për ekonominë e vendit tonë tregojnë se FMN-ja ka plotësisht të drejtë, dhe ne jemi duke shkuar në një rënie ekonomike kur dihet që drejt rënies ekonomike, FMN ka parashikuar edhe Gjermaninë dhe fuqitë tjera ekonomike evropiane të shkojnë në një recesion të pashmangshëm në vitin vijues”, është shprehur ai.

Ai ka kërkuar që të ndërmerren masa për zbutjen e efektit të inflacionit.

“Realiteti te ne dëshmon të kemi një inflacion dyshifrorë, mbi 20 për qind tash për momentin është krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe kjo tregon që ne duhet të ndërmarrim disa masa të domosdoshme strukturore në disa nga sektorët ekonomikë në mënyrë që ta zbusim pak efektin e inflacionit në ekonominë e vendit dhe në një mënyrë ta ruajmë një mirëqenie ekonomike e sociale tek qytetarët, të cilët dita ditës janë duke u përballur me vështirësi ekonomike”, theksoi ai.

Se këtë vit ka ngadalësim të rritjes ekonomike, e ka thënë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. Sipas tij, ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të jetë rreth 3 për qind.

“Rritja e lartë e aktivitetit e realizuar në vitin 2021 pritet të ngadalësohet në vitin 2022, dhe parashikimet tona janë që te jetë diku rreth 3 për qind. Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik pritet të jetë kryesisht si pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme si dhe rritjes së deficitit të eksporteve neto”, ka thënë Mehmeti.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, Kosova është futur në një krizë ekonomike, e cila po prodhon efekte negative në aspektin ekonomik dhe social të shoqërisë kosovare.

Bazuar në raportin e fundit, FMN-ja ul parashikimin dhe pret që ekonomia e Kosovës këtë vit të rritet prej 2.7 për qind.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit të qeverisë ka thënë se Kosova ka pasur rritje ekonomike historike për vitin që shkoi me 10.7 për qind, ndërkohë që sipas tij, në çerekun e parë të këtij viti, e njëjta ka qenë 4.9 për qind të Bruto Produktit Vendor, pasi që të zbritet inflacioni. /KSP/koha.net/

Download WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
lynda course free download
download huawei firmware
Download Nulled WordPress Themes
online free course
Previous Post

Sivjet pa raste të reja te braktisjes së fëmijëve, SOS fshati po punon në parandalimin e këtij fenomeni

Next Post

Zëvendësimi i orëve gjatë fundjavës, reagon sërish Këshilli i Prindërve

Next Post
Punëtorët në shkolla ilegale serbe paguhen nga Ministria e Arsimit

Zëvendësimi i orëve gjatë fundjavës, reagon sërish Këshilli i Prindërve

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

March 29, 2023
Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.