Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti i zonës, socialisti Ulsi Manja kanë shkuar te familja Rashaj për të ngushëlluar për humbjen e djalit të tyre, 25-vjeçarit Klodjanit.
Siç raporton Top Channel, mësohet se Rama i ka premtuar familjarëve që drejtësia do të vendoset në vend për këtë ngjarje. Vizita ngushëlluese ishte në orën 14:45, ndërsa pasdite në orën 18:00 kryeministri do të mbajë një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje që ka shkaktuar jo pak rebelim në opinionin publik shqiptar, e madje pati edhe një protestë të shoqërisë civile një ditë më parë.






