- Reklama -

EC Ma Ndryshe: Ujërat e Kosovës nën presion nga ndotja dhe ndryshimet klimatike, nevojitet zbatimi i legjislacionit

Burimet ujore janë ndër pasuritë më të çmuara natyrore të Kosovës, por njëkohësisht edhe ndër sistemet më të ndjeshme nga presionet njerëzore dhe nga ndryshimet klimatike. Raporti i ri i EC Ma Ndryshe, “Vlerësimi i Politikave dhe Praktikave për Menaxhimin e Ujërave të Pellgjeve Lumore” (link: https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/15_08_2025_18641777_raporti_vleresimi_i_politikave_dhe_praktikave_per_menaxhimin_e_te_pellgjeve_lumore.pdf), analizon se si qeverisja, legjislacioni dhe politikat mjedisore po ndikojnë në gjendjen e lumenjve, përkatësisht ruajtjen e ekosistemeve ujore dhe të biodiversitetit në Kosovë.

Hulumtimi nxjerr në pah se menaxhimi i ujërave në Kosovë mbetet një sfidë e vazhdueshme, e shkaktuar nga kombinimi i ndryshimeve klimatike, ndotja, mungesa e koordinimit institucional dhe zbatimit të dobët të ligjeve ekzistuese. Përmes analizës së detajuar të politikave, dokumenteve strategjike dhe praktikave në nivel lokal e kombëtar, raporti ofron një pasqyrë mbi gjendjen aktuale dhe drejtimet që kërkojnë veprim urgjent.

- Reklama -

Në të njëjtë kohë tregon se ndryshimet klimatike kanë filluar ta ndryshojnë dukshëm ciklin natyror të ujit dhe gjendjen ekologjike të pellgjeve lumore. Temperaturat më të larta, periudhat e gjata të thatësirave dhe përmbytjet e shpeshta po ndikojnë nw strukturwn ekologjike të lumenjve si Drini i Bardhë, Lumbardhi i Prizrenit dhe Toplluha. Këto ndryshime po çojnë në ulje të prurjeve ujore dhe në përkeqësim të habitateve, duke vështirësuar mbijetesën e specieve ujore.

Madje aktivitetet njerëzore e kanë përshpejtuar këtë proces, pasi që shfrytëzimi i pakontrolluar i ujit dhe burimeve natyrore, ndërtimet pranë shtratit të lumenjve dhe ndotja e vazhdueshme nga ujërat e zeza urbane dhe mbetjet bujqësore e kanë bërë edhe më të brishtë ekosistemin ujor. Këto ndërhyrje e kanë përshpejtuar degradimin e habitateve ujore dhe kanë kufizuar aftësinë e ekosistemeve për t’u përshtatur ndaj kushteve të reja klimatike.

Nga kjo situatë po ndikohet drejtpërdrejt edhe biodiversiteti. Speciet endemike dhe ato më të ndjeshme ekologjikisht, që varen nga ujërat e ftohta dhe të pastra, janë tashmë më të rrezikuara se kurrë. Në Parkun Kombëtar të Sharrit, një nga zonat me vlera të larta natyrore në Kosovë, ndryshimet klimatike po ndikojnë në burimet malore dhe në shpërndarjen e faunës ujore, duke shkaktuar zhvendosje të specieve dhe humbje të habitateve të përshtatshme.

Raporti analizon edhe aspektin ligjor dhe institucional, duke evidentuar se pavarësisht ekzistencës së një baze solide ligjore, zbatimi praktik mbetet i kufizuar, duke veçuar se Ligji për Ujërat e Kosovës (Ligji Nr. 04/L-147), Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit (Ligji Nr. 03/L-025) dhe Ligji për Mbeturina (Ligji Nr. 04/L-060 për Mbeturina, i ndryshuar me Ligjin Nr. 08/L-071 dhe Ligjin Nr. 08/L-262) përbëjnë shtyllat kryesore të kuadrit ligjor në këtë fushë, teksa koordinimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale është i dobët, dhe monitorimi i cilësisë së ujërave kryhet vetëm në mënyrë të pjesshme.

Një sfidë tjetër është se Kosova ende nuk ka një sistem të plotë për menaxhimin e integruar të pellgjeve lumore, siç e kërkon Direktiva Kornizë e Bashkimit Evropian për Ujërat (2000/60/EC, https://ammk-rks.net/assets/cms/uploads/files/Publikime-raporte/Direktiva_Kornize_e_Ujerave_e_BE-se.pdf).

Strategjitë dhe planet aktuale sipas raportit nuk përfshijnë masa të mjaftueshme për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, parandalim të ndotjes apo ruajtje të biodiversitetit dhe si pasojë shumë plane lokale rezultojnë se nuk janë të harmonizuara me politikat mjedisore në nivel kombëtar.

Edhe legjislacioni për mbeturinat lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e ujërave, pasi mbetjet e patrajtuara shpesh përfundojnë në brigjet e lumenjve ose në zonat përreth tyre. Ndonëse ligjet ekzistojnë, mungesa e infrastrukturës dhe zbatimi i dobët bëjnë që shumë mbetje të kontribuojnë në ndotjen e drejtpërdrejtë të ujërave dhe në degradimin e habitateve natyrore.

Ky raport i publikuar nga EC Ma Ndryshe thekson se burimet ujore dhe biodiversiteti nuk duhet parë vetëm si çështje të mjedisit, por si tema të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. Lumenjtë, ligatinat dhe burimet ujore janë pjesë thelbësore e jetës së përditshme të qytetarëve dhe e funksionimit të komuniteteve. Vetëm përmes menaxhimit të qëndrueshëm dhe zbatimit të përgjegjshëm të politikave publike mund të sigurohet që këto ekosisteme të mbeten të gjalla, të pastra dhe të mbrojtura për brezat që vijnë./EC Ma Ndryshe

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort