Përmes një postimi në facebook, “Ec ma ndryshe” ka njoftuar se ka organizuar gjat ditës së sotme një aksion pastrimi në pjesën ku kishte shumë mbeturina andej tek stacioni i trenave në Komunën e Prizrenit.
Ec ma ndryshe realizon një aksion pastrimi tek stacioni i trenit në Komunën e Prizrenit

Postimi i plotë:
Për të disatën herë radhazi, EC Ma Ndryshe ka organizuar aksion pastrimi së bashku me pjesëtarët e stafit. Destinacioni i ditës së sotme ka qenë stacioni i trenit në Komunën e Prizrenit.
Përgjatë këtij aksioni, është bërë pastrimi i kësaj zone duke mbledhur një sasi të madhe të mbeturinave, derisa kompania rajonale e mbeturinave “EKO REGJIONI” ka asistuar në grumbullimin final të mbeturinave të mbledhura.
Ky aktivitet synon të përcjellë mesazhin për mirëmbajtjen e hapësirave publike nga ana e organeve kompetente. Njëkohësisht, EC inkurajon të gjithë qytetarët për kujdes më të shtuar dhe mbrojtje të mjedisit me qëllim të promovimit të përgjegjësisë qytetare, krijimit të ambienteve të pastra si dhe përmirësimin e imazhit të qytetit.
Aksione të tilla, pritet të organizohen në vazhdimësi, duke respektuar masat dhe udhëzimet Anti Covid-19., thuhet në njoftim/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Krasniqi: Deputetët e grupit multietnik të gatshëm ta votojnë qeverinë e re

Zhvillimet në LDK, Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja – pozitat nuk janë të përhershme

Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër për mërgatën

