- Reklama -

E ripërsëritë ambasadori gjerman: Asociacioni të krijohet sa më shpejtë

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, në një deklaratë tha se është e rëndësishme për Kosovën që këto marrëveshje ndërkombëtare të votohen së shpejti, sepse Kosova do humbasë shumë para nëse ato nuk votohen së shpejti.

Kurse sa i përket Asociacionit, ai tha se është e rëndësishme që të krijohet sa më shpejt sepse atëherë Kosova mund të bëj një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë.

- Reklama -

Ai tha se qeveria e tij ka disa marrëveshje, e cila është një kredi e dhënë nga KFW që do të ndihmojë për të modernizuar infrastrukturën e energjisë elektrike në Kosovë, dhe fonde nga GIZ për zhvillimin rural .

Rohde tha se zgjidhja e qëndrueshme është zgjidhja që përfshinë themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, i cili është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës. Ai ceku se Asociacioni duhet të krijohet sa më shpejt sepse atëherë Kosova mund të bëj një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë .

“E dini, unë nuk po konfirmoj apo mohoj asgjë, vetëm dua të ritheksoj atë që themi gjithmonë. Gjermania është një nga partnerët më të afërt të Kosovës dhe ne së bashku me BE-në dhe me mbështetjen e plotë të lehtësuesit të BE-së kemi bërë shumë përpjekje që të ketë një zgjidhje të qëndrueshme, dhe zgjidhja përfshin themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, kryeministri publikisht ka deklaruar se ky propozim i fundit i paraqitur nga BE-ja, është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës, dhe jam 100 për qind i sigurt se nuk po bëjmë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe ne e mbështesim plotësisht Kosovën, dhe [Asociacioni] duhet të krijohet sa më shpejt aq më mirë dhe atëherë mund të bëjmë një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë,” u shpreh ai për KosovaPress.

Ambasadori tha se NATO është këtu për të mbështetur stabilitetin në Kosovë, i cili po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjska për të ofruar siguri. Ai ceku se është e rëndësishme të përmirësohet siguria në veri.

Rohde u shpreh se NATO është më i fortë, por nuk do të thotë ndryshim ligjor.

“NATO ka një mandat të qartë dhe ai mandat nuk ka ndryshuar”, tha ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş