- Reklama -

E konfirmon prokurori: Trupave të sulmuesve të vrarë po iu kryhet obduksioni në IML

Prokurori special Naim Abazi, prokuror i rastit të sulmit terrorist në Banjskë, ka njoftuar se trupave të sulmuesve të vrarë, po iu bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Janë duke e bërë obduksionin në IML”, ka thënë Abazi në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi“.

- Reklama -

Ndërsa, sipas procedurës, pas përfundimit të obduksionit trupat do t’iu dorëzohen familjarëve të tyre.

Ndryshe, Prokroria Speciale të hënën konfirmoi se ishte gjetur trupi i pajetë i sulmuesit të tretë të vrarë gjatë sulmit në Banjskë.

“PSRK-ja, konfirmon se sot, në vendngjarje është gjetur një trup i pajetë, i personit të tretë të vrarë, që kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe, gjithashtu, po sot, është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e armatimit që është përdorur dhe pritej të përdorej në vijimësi nga pjesëtarët e kësaj bande kriminale”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, në orët e para të së dielës, në një sulm terrorist mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos zyrtari policor Alban Rashiti, ndërsa u lëndua një tjetër. Të vrarë mbetën atë ditë edhe tre sulmues.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për tre të dyshuarit për këtë sulm: Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq (për secilin veç e veç).

Policia e Kosovës gjatë aksionit të bastisjes në Banjskë, ka gjetur sasi të madhe të armatimit, uniforma, dokumente, vetura e gjësende tjera.

Sulmi terrorist në veri ka nxitur reagime të shumta edhe nga faktori ndërkombëtar, të cilët kërkuan që kryerësit e këtij akti të vihen para drejtësisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş