Fehim Sali, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe, përveç informacioneve që dyshohet se mblodhi mbi situatën politike në Kosovë, ai identifikoi edhe zyrtarë të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës për t’ia dhënë zyrtarit të BIA-s.
Dyshimet e Prokurorisë: Fehim Sali identifikoi zyrtarët e AKI-së, fotografitë i shkuan BIA-s

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Sali i fotografonte zyrtarët e AKI-së. Ai ofronte informacione edhe për persona të sektit vehabi dhe të tjerë dhe i propozonte te një zyrtar i BIA-s si objektiva për rekrutim. Prokuroria Speciale të premten parashtroi kërkesën për paraburgim të Salit.
Dosja e Prokurorisë e parë nga KOHA thotë se Sali në cilësinë e personit të rekrutuar nga BIA “ka vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën ‘Zheljko’, në atë mënyrë që i njëjti ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të AKI-së përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim”./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

KRU “Hidroregjioni Jugor” vazhdon aksionin për shkyçje të konsumatorëve me fatura të papaguara

Sorensen thotë se s’ka datë për përmbylljen e dialogut – s’planifikon vizitë të posaçme për “Kalludrën”

Hamza: Pas qëndrimit të LDK-së, Kurti i ka numrat për ta konstituar Kuvendin

