Kryetarja e partisë Unioni Social Demokratik, Duda Balje thotë se aktualisht nuk ka vullnet nga ana e lidershipit në Bosnje dhe Hercegovinë për të njohur shtetin e Kosovës.
Ajo thotë se ka pasur disa përpjekje nga ajo në këtë drejtim por nuk kanë rezultuar me sukses.
“Kam provuar me hapë një zyre ndërlidhëse në mes të Bosnjës dhe Kosovës”, thotë ajo në emisionin “Tête-à-tête me Adelinen”.





