LAJME

Dreshaj i AAK-së pjesëmarrës në tubimin e Vetëvendosjes në Istog (VIDEO)

Dreshaj i AAK-së pjesëmarrës në tubimin e Vetëvendosjes në Istog (VIDEO)
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shkurt 2021, 15:30

Gani Dreshaj hoqi dorë nga kandidimi për deputet në Kuvendin e Kosovës nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai është parë sot në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje që është mbajtur në Vrellë të Istogut, njofton Klan Kosova.tv.

Dreshaj në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për Kryetar të Komunës së Istogut nga AAK, ku në raundin e balotazhit e ka humbur garën zgjedhore vetëm për dhjetëra vota. Ai po ashtu ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt politik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika