Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se janë angazhuar ekipet e Ndërmarrjen Publik “EKOREGJIONI” për pastrimin e borës në rrugët kryesore të qytetit dhe në disa fshatra të Komunës, pas reshjeve të fundit të borës.
Sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, ekipet po punojnë intensivisht për të siguruar që rrugët të mbeten të kalueshme dhe të sigurojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Pjesë e punës janë edhe rrugët në fshatrat Drajqiq, Pllanjanë, Pouskë, Jabllanicë, Lez, Cvilen, Nepregoshtë, Manastiricë, Gorozhup, Planejë, Lubiçevë dhe Leskovec, ku është e nevojshme pastrimi i borës për të mundësuar qarkullimin pa pengesa.






