PRIZRENI ME RAJON

Drejtori Lamaj: Të gjitha rrugët në komunën e Prizrenit të kalueshme

Drejtori Lamaj: Të gjitha rrugët në komunën e Prizrenit të kalueshme
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2023, 12:57

Mëngjesin e së shtunës, ka rënë bora e parë në Prizren e që vazhdon të ketë të reshura atmosferike.

Drejtori I Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka njoftuar se kompanitë kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve ndodhen në terren.

Sipas tij, katër ekipe janë në terren në fshatrat e Hasit , Zhupês dhe Vërrinit, ndërsa një ekip në qytetin e Prizrenit.

Ndryshe, bora sot ka zbardhur rrugët e Kosovës, sipas IHMK-së reshje bore do të ketë edhe gjatë ditëve tjera.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika