LAJME

Drejtori Hoxha së bashku me një delegacion, në vizitë zyrtare në Holandë

Drejtori Hoxha së bashku me një delegacion, në vizitë zyrtare në Holandë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2023, 20:13

Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prizrenit, Edmond Hoxha së bashku me një delegacion nga niveli qëndror dhe ai lokal po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Holandë.

Qëllimi i kësaj vizite është marrja e përvojave dhe identifikimi i sfidave në proces të ngritjes e zhvillimit të institucioneve të shërbimeve sociale.

“Në kuadër të qëndrimit zyrtar të drejtorit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Edmond Hoxha në Holandë, me qëllim të takimit të përfaqësuesve të institucioneve të cilat mbulojnë fushat e mirëqenies sociale dhe familjare, delegacioni i Republikës së Kosovës i përbërë nga niveli qendror, ai komunal dhe shoqëria civile, realizuan vizita në Ministrinë holandeze të Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministrinë e Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Sportit, Komunën e Hagës, Ombudspersonin e Fëmijëve si dhe në institute të specializuara të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.

Qëllimi i kësaj vizite është marrja e përvojave dhe identifikimi i sfidave në proces të ngritjes e zhvillimit të institucioneve të shërbimeve sociale dhe familjare në Komunën tonë”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika