PRIZRENI ME RAJON

Drejtori Elezkurtaj: KPSH në Prizren kurdo që sigurohet vaksina, jemi të gatshëm për dhënien e saj

Drejtori Elezkurtaj: KPSH në Prizren kurdo që sigurohet vaksina, jemi të gatshëm për dhënien e saj
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Janar 2021, 19:01

Drejtori i QKMF në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se Kujdesi Parësor Shëndetësor në bashkëpunim me komunën, është duke i bërë përgatitjet paraprake për dhënien e vaksines anti-covid, që në momentin kur ajo sigurohet nga autoritetet shëndetësore në vend.
Postimi i plotë

Shërbimi i vaksinimit pranë QKMF- Prizren, ka filluar përgatitjen e planit operacional per dhënien e vaksines anti -covid që në ditën e parë kur ajo të sigurohet.

Vaksinimi do të realizohet në bazë të një plani të detajuar në 10 Qendra të Mjekësisë Familjare dhe në 5 ambulanta të Mjekësisë Familjare.

Kemi filluar edhe përgatitjen e sigurimit të logjistikës për ruajtjen dhe transportin e vaksines. Jemi në kontakt me zyren e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit, më shpresë që dozat e para të siguruara nga MSH dhe IKSHP të shpërndahen në Prizren në bazë të planifikimeve të tyre.

Ne do t’i kryejmë punët tona , sigurimi i vaksines nuk varet nga ne.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika