Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Bashkimin Evropian të enjten, sipas tij me “njërën prej formave më armiqësore dhe abuzive të taksimit dhe tarifave në botë”, duke vendosur 200% tarifa ndaj “të gjitha verërave, shampanjave dhe produkteve alkoolike që importohen nga Franca dhe vendet e tjera anëtare të BE-së”.
Ai ka thënë se kjo është kundërpërgjigje e planit të BE-së për të vendosur tarifë 50% ndaj uiskit amerikan, raporton The Guardian.





