LAJME

Dogana sekuestron telefona dhe medikamente në vlerë prej 15 mijë eurove

Dogana sekuestron telefona dhe medikamente në vlerë prej 15 mijë eurove
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2024, 16:49
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në katër raste të ndara ka sekuestruar mallra të padeklaruara në vlerë prej 15 mijë eurove në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në dy raste nga Dogana e Kosovës thuhet se janë sekuestruar pajisje teknologjike kurse në dy të tjera medikamente të ndryshme.

Prishtinë, 22 nëntor 2024 – Dogana e Kosovës ka shtuar përpjekjet për të parandaluar kontrabandën dhe veprimtaritë e paligjshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Gjatë javës së kaluar, kontrollet rigoroze kanë rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e mallrave të padeklaruara në katër raste të ndryshme, me një vlerë totale prej rreth 15,000 euro.

– Dy raste të pajisjeve teknologjike, përfshirë telefona celularë dhe aksesorë elektronikë

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika